Poliçan, 100 ish-punonjës të uzinës së armëve në protestë: Duam ndihmë ekonomike

Shares

Rreth 100 ish-punonjës të uzinës mekanike të armëve në Poliçan kanë dalë sot në protestë, për të kërkuar ndihmë ekonomike nga kompania.

Ish-punëtorët thonë se u hoqën nga puna 2 vjet më parë, dhe pavarësisht se kanë punuar për mbi 25 vjet, nuk marrin asnjë pension. “Kërkojmë trajtimin me ndihmë ekonomike. U hoqëm nga puna 2 vite më parë, nuk marrin asnjë ndihmë. Ligji që na trajtonte me reformë është hequr.”- shprehen protestuesit. Ish-punëtorët rrëfejnë se kanë probleme të shumta me shëndetin, për shkak të punës në ambiente me helme të ndryshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...