Lezhë, droguan dhe përdhunuan 21-vjeçaren, një në pranga dy në kërkim

Shares

Goditet një tjetër rast i shfrytëzimit për prostitucion arrestohet një person dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, ‘’Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura’’ dhe ‘’Nxitje për përdorimin e drogës’’ në bashkëpunim.

Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit : Vladimir Mirashi, 38 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe janë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve : Agustin Toli, 26 vjeç, dhe Kristjan Marku, 34 vjeç, të dy banues në Lezhë.

Kristian Marku e ka shfrytëzuar për prostitucion në Lezhë, shtetasen E.T. 21 vjeçe dhe më pas e ka dërguar në Tiranë ku shtetasit Vladimir Mirashi dhe Agustin Toli e kanë detyruar të përdorte drogë dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshiren e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...