Policia në Gjermani ka arrestuar një shqiptar, i cili akuzohet se ka përdhunuar një 54 vjeçare, shtetase gjermane në tualetin e një treni. Ngjarja ka ndodhur në trenin e linjës Erfurt-Gotingen. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e dielë dhe shqiptari është arrestuar ditën e sotme. Shtetasi është i moshës 29 vjeç, por nuk jepet identiteti i tij i plotë nga policia, shkruan gazeta gjermane “Sudthuringen”. Sipas dëshmisë së 54-vjeçares, përdhunimi ka ndodhur në tualetin e trenit. Nuk dihen ende qartësisht rrethanat, por shqiptari është marrë në pyetje ditën e djeshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












