Policia e Durrësit ka ndaluar sot një adoleshent, dhe i ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë.
Pas kallëzimit të bërë nga 16-vjearit Sh. M, nxënës në vitin e parë gjimnaz nga Shënavlashi, është ushtruar kontroll në automjeti tip Fiat që mbante bashkëmoshatari i tij, E. Z. Policia ka gjetur një armë pistoletë, tip Ecol.
Nxënësi me iniciale Sh. M ka shpjeguar se për konflikte banale, në afërsi të shkollës së tij është goditur nga E. Z me qytën e pistoletës. Burime zyrtare bëjnë të ditur se E. Z ndodhej në shërbim prove.
Në mars të këtij viti me dy persona të tjerë, në shkollën “Besnik Hidri”, A. Z ka shpuar gomat e automjeteve të tre mësuesve të tij
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












