Rëndohet situata në Prishtinë, përleshje midis policisë dhe protestuesve

Shares

Njësitet policore pas shfaqjes së dhunës nga ana e protestuesve, janë detyruar të veprojnë duke përdorur mjetet e ligjshme policore, me qëllim të shpërndarjes së protestuesve dhe parandalimit të dhunës dhe hedhjes së mjeteve të ndryshme nga protestuesit e dhunshëm.

Policia e Kosovës, bazuar në planifikimet operacionale, ka vazhduar me monitorimin e situatës së krijuar nga protesta e dhunshme dhe me veprimet e saja ligjore për të arritur ta menaxhojë dhe ta vejë situatën nën kontroll.Si pasojë e dhunës së shfaqur nga ana e protestuesve, numri i zyrtarëve policorë të lënduar deri më tani (14:15) ka arritur në katër zyrtarë policor të lënduar.

Njësitet policore deri tani (14:15) kanë arrestuar trembëdhjetë protestues të dhunshëm, si dhe kanë konfiskuar në vendngjarje një çantë të dyshuar të mbushur me mjete të dyshuara si koktej molotovi. Po ashtu si pasojë e hedhjes së mjeteve të ndryshme nga ana e protestuesve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në prona publike, duke përfshirë edhe uniforma dhe pajisje policore.

Policia e Kosovës të gjitha veprimet policore lidhur me situatën e krijuar gjatë protestës dhe pas saj po i ndërmerr në konsultim dhe bashkëpunim me prokurorin kompetent”, deklaron Policia e Kosovës.

GJENDET NJË ÇANTË ME KOKTEJ MOLOTOVI NË SHESH

Policia e Kosovës ka hasur në një çantë të dyshimtë afër Rektoratit. Policia ka thirrur forcat speciale për të parë se çfarë ndodhet në çantë, ku është zbuluar koktej molotovi. Ndërsa, mësohet se sërish ka përleshje ndërmjet protestuesve dhe Policisë.

PËRPLASJE MES PROTESTUESVE DHE POLICISË, AUTOBINDA NË SHESH

Përleshjet mes policisë dhe protestuesve vijojnë ende, ndërsa forcat e rendit i janë përgjigjur me gaz-lotsjellës. Sakaq, policia po shtyn turmën përmes autoblindave.

LËNDOHET NJË POLIC, PLAGOSEN DISA PROTESTUES

Një pjestar i Policisë së Kosovës, është lënduar si pasojë e sulmeve të protestuesve para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Indeksonline raporton se oficeri i lënduar është në gjendje të rëndë shendëtsore dhe se i njejti është dërguar me autoambulancë për në QKUK. Ndërkohë mësohet se ka edhe qytetarë e protestues të lënduar.

POLICIA PËRDOR GAZ LOTSJELLËS, PROTESTUESIT GJUAJNË ME GURË E BOJË

Policia e Kosovës dhe protestuesit janë konfrontuar, ndërsa forcat e rendit kanë hedhur gaz lotsjellës për qytetarëve. Sakaq, protestuesit i janë përgjigjur me gurë dhe bojë policisë. Nga dhuna, janë thyer disa xhama të ndërtesës. Mësohet se protesta udhëhiqet nga deputeti Ymeri dhe Haradinaj.

KURTI PROTESTON PARA QEVERISË

Në protestat që po zhvillohen para ndërtesës së Qeverisë është i pranishëm dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Në mesin e protestuesve, është edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ai i VV-së, Visar Ymeri, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, si dhe ai i NISMA-s, Fatmir Limaj.

POLICIA BARRIKADË PARA GODINËS SË QEVERISË

Njësitë speciale kanë vënë barrikadë para ndërtesës së Qeverisë, pasi që para aty janë mbledhur simpatizantë të Vetëvendosjes dhe AAK-së. Mësohet se për të mbikëqyrur situatën nga afër janë të pranishëm shumë forca policore.

ZYRTARË TË VV-SË E TË AAK-SË MBLIDHEN PARA QEVERISE

Pas aksionit policor, i cili nisi mëngjesin e sotëm për arrestimin e 4 deputetëve të opozitës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli, është arrestuar vetëm deputetja e AAK-së, Bujupi.

Me këtë rast, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, së bashku me ata të AAK-së, janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të kundërshtuar këto veprime policore, të cilat ata po i quajnë politike. Nëpër rrugët e kryeqytetit vërehen masa të shtuara të sigurisë.

VV KËRKON TË NDALET PËRNDJEKJA E DEPUTETËVE TË OPOZITËS

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj arrestimit të deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi si dhe bastisjes së banesës së Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut.

Vetëvendosje thekson se Policia po i përgjigjet urdhrave policore të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, të cilët janë të gatshëm të shndërrojnë Kosovën në shtet policor, vetëm të mos heqin dorë nga pushteti i tyre dhe nga marrëveshjet që kanë bërë me Serbinë.</p>

“Deputetja Kadaj &#8211; Bujupi duhet liruar menjëherë dhe përndjekja ndaj opozitës duhet të përfundojë. Ne nuk do të ndalemi pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë, pavarësisht sa larg është i gatshëm të shkojë pushteti, në mbrojtje të ‘Zajednicës’”, thuhet në reagim.

PËRFUNDON MARRJA NË PYETJE, PRITET VENDIMI PËR DONIKA KADAJ- BUJUPI

Ka përfunduar marrja në pyetje e deputetes Donika Kadaj-Bujupi në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ndërsa tani është dërguar në Gjykatën Themelore, ku pritet t’i shqiptohet masa e arrestit ose të lihet e lirë.

Ajo ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorit me arsyetimit se gjithë çfarë ka pasur të thotë e ka thënë në Parlament, ka njoftuar avokati i saj, Arianit Koci.

Avokati thotë se klientja e tij nuk ka pranuar deri më tani që të flasë asgjë para prokurorit. “Krejt çfarë ka pasur për të thënë e ka thënë në Parlament”, ka thënë Koci për Express. Nga Prokuroria Themelore është transferuar në Gjykatën Themelore, ku mund të pritet që me kërkesën e Prokurorit t’i caktohet masa e paraburgimit.

Kadaj Bujupi është dërguar në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali. Deputetja Donika Kadaj Bujupi pritet që të paraqitet para gjyqtarit të procedurës paraprake.

POLICIA QELLOHET ME MOLLE GJATË PËRPJEKJES PËR ARRESTIMIN E ALBIN KURTIT

Njësitet e policisë janë duke bërë përpjekje që ta arrestojnë Albin Kurtin, ndërsa mësohet se ai nuk gjendet në banesën e tij. Në kohër kur blutë po largoheshin nga banesat e tij, disa banorë të lagjes kanë qëllur me mollë forcat policore. Sipas mediave kosovare, Njësia Speciale e Kosovës ka hyrë në shtëpinë e Kurtit, duke hshqyer derën me forcë.

ARRESTOHET DONIKA KADAJ BUJUPI

Donika Kadaj Bujupi, Kryetarja e grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të Ramush Haradinaj është arrestuar rreth orës 09:40 të mëngjesi të sotë. Lajmin e ka konfirmuar për Express, Argjend Zejnaj, asistent i deputetes Bujupi. Kadaj Bujupi është dërguar në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali.

AAK: DONIKA ARRESTOHET ME URDHËR TË POLITIKËS

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njoftoi se sot në orët e hershme të mëngjesit, forca të mëdha policore kanë arrestuar deputeten e AAK-së, Donika Kadaj, në dalje të shtëpisë së saj.

AAK i bën thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë, që të mos shndërrohen në vegla të pushtetit duke zbatuar urdhra politike të të korruptuarve dhe kriminelëve institucional: Mustafës, Thaçit dhe Veselit.

“AAK së bashku me opozitën është e vendosur të mos lejojë kalimin e dy marrëveshjeve: Asociacionin dhe Demarkacionin, përkundër shantazheve të pushtetit të korruptuar dhe kriminal, i cili është vënë në tërësi në funksion kundër interesave të shtetit duke cenuar rendin kushtetues dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim. AAK kërkon lirimin sa më parë të deputetes, Donika Kadaj! /BalkanWeb.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...