Një sasi masive droge prej 1 ton e 650 kilogramë marijuanë janë sekuestruar në portin e Barit në Itali, droga ishte nisur nga Shqipëria. Sipas të cilave marijuana ishte fsheur në një ngarkesë drunjsh që do të përdoreshin për ndërtim, të sistemuara në një kamion.
Sipas burimeve, lënda narkotike është zbuluar nga agjentët e Guardia di Finanza në bashkëpunim me ata të doganës italiane, të cilët kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë.
Mësohet se sasia e madhe e marijuanës kishte si destinacion rajonin verior të Lombardisë dhe nga shpërndarja e saj do të siguroheshin rreth 16 milionë euro.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












