Tepelenë, punonjësit e spitalit të shkarkuar nga puna pa arsye, dalin në...

Tepelenë, punonjësit e spitalit të shkarkuar nga puna pa arsye, dalin në protestë

96
0
Shares

Dhjetëra punonjës të shkarkuar nga puna në Spitalin e Tepelenë kanë dalë ditën e sotme në protestë. Ata janë shprehur se gjatë shkarkimeve nga puna nuk është marrë parasysh kriteri profesional. Infermejerët dhe sanitaret thonë se kanë vjetërsi punë dhe se nuk mund të pushohen nga puna pa arsye. Gjithashtu ata kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë protestat e tyre dhe do të bllokojnë spitalin deri në grevë urie. Para një javë nga ky spital janë pushuar 60 punonjës, dhe nuk u është komunikuar ndonjë arsye konkrete nga drejtuesit e spitalit, vetëm u është thënë se ky urdhër ka ardhur nga Ministria e Shëndetësisë. Në mbështetje të protestës kanë dalë edhe mjekët e këtij spitali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY