Policia e Sarandës ka vënë në pranga dy persona, si edhe ka shpallur në kërkim një të tretë, për vjedhjen e rreth dy javëve më parë të një kazinoje në Sarandë.
Sipas burimeve zyrtare janë vënë në pranga me akuzën për “Vjedhje me dhunë, të kryer në bashkëpunim” shtetasi Fatjon Xhelili, 26 vjeç dhe Ergis Iljazi, 19 vjeç, të dy banues në Sarandë. Gjithashtu për këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe 30-vjeçari me inicialet N.R., po nga Sarandë
Arrestimi i tyre u bë në qytetin e Sarandës, pasi këta shtetas dyshohet se: “Më datë 02.11.2015, rreth orës 01:30, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë futur të maskuar në një kazino të quajtur “Astra”, e cila ndodhet në lagjen nr.1, rruga “Skënderbeu”, të cilët nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë bërë të mundur vjedhjen e xhiros ditore të kësaj kazinoje, një shumë totale prej 7-Milion lekë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/