BSH: Bien ritmet e rritjes së pagave, kjo është rritja me e...

BSH: Bien ritmet e rritjes së pagave, kjo është rritja me e ulet që nga 2013

93
0
Shares

Pagat e qytetarëve shqiptarë në tremujorin e dytë të këtij viti kanë shënuar ritmet më të ulëta të rritjes, në dy vjet, sipas një grafiku të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Me bazë vjetore, ndryshimi i fondit të pagave në periudhën maj-qershor ishte më pak se 8%, dukë shënuar rritjen më të ulët që nga tremujori i dytë 2013. Rritja më e lartë e fondit të pagave vitet e fundit ishte shënuar në fillim të vitit 2014, me mbi 15%.

Në përpjekje për të qenë më eficientë, teksa konsumi dhe shitjet kanë rënë, bizneset kanë tentuar të ulin dhe koston e punës për njësi dhe të rrisin produktivitetin. “Ritmet rritëse vjetore të treguesit të kostove të punës për njësi, u ngadalësuan përgjatë tremujorit të dytë të vitit 2015 (3.9%). Ky ngadalësim reflektoi frenimin e prirjes rënëse të treguesit të produktivitetit të punës dhe rritjen më të ngadaltë të indeksit të fondit të pagave. Për të njëjtën periudhë, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të prodhimit (IÇP) industrial regjistroi rënie thuajse të njëjtë me atë të tremujorit të kaluar (-1%). Zhvillimet në këta tregues sugjerojnë vijimin e presioneve të dobëta inflacioniste nga krahu i pagave dhe i kostove prodhuese”, thuhet në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë.

Prej më shumë se dy vitesh rritja e produktivitetit të punës kishte kaluar në territor negativ, çka nënkupton se bizneset nuk po investonin shumë në teknologji dhe po mbështeteshin te kapitali human, por në gjysmën e parë të këtij viti tendenca duket se po ndryshon, me sipërmarrjet që ndonëse nuk po investojnë shumë në teknologji (kredia vijon të jetë e ulët), por sa vijnë e po e shtrëngojnë më shumë rripin në drejtim të punonjësve të rinj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY