Blushi: Rilindja falimentoi, Ramës nuk i bën mirë të lexoj librin tim

Blushi: Rilindja falimentoi, Ramës nuk i bën mirë të lexoj librin tim

111
0
Shares

Ben Blushi deputet i partisë socialiste, që së fundmi ka botuar edhe librin ‘Kandidati’, që duket se është mjaft i suksesshëm, ka qënë i ftuar dhe është pyetur rreth tij në një nga emisionet televizive. Ai ka folur për kënaqësinë që i ofron këto ditë panairi i librit duke u shprehur se: “Është kënaqësi e madhe sepse është në të vetmet raste kur nuk takon njerëz që vijnë aty për të të sharë apo për interes. Pra, ata vijnë të gjithë me kënaqësi dhe kjo për mua është një mundësi e madhe për të njohur jo vetëm çfarë lexuesish ka në Shqipëri, por dhe për të kuptuar se çfarë po ndodh sot me këtë shoqëri”.

Ndërkohë ai ka folur edhe për lidhjen e librit me ‘rilindjen’, duke thënë se rilindja që ka qënë edhe motoja e qeverisë ku ai bën pjesë, ka falimentuar: “Ju e shihni edhe vetë çfarë ngjyre ka kopertina dhe po është e vërtetë ajo është ngjyra e Rilindjes. Por nuk ka detyrimisht lidhje me atë shkrim, për shkak se besova se Rilindja si doktrinë –nëse mund të quhet doktrinë me të cilën fituam zgjedhjet e vitit 2013-të –falimentoi dhe sot është më e vërtetë se kurrë kjo. Pra, jo detyrimisht ajo që kam shkruar ka lidhje me këtë libër, por ndoshta gjendja ime, mënyra sesi e shoh Shqipërinë, sigurisht që ka.”

Kurse për sa i përket interesit që kryeministri Edi Rama mund të ketë treguar ndaj këtij libri, Blushi është shprehur indiferent dhe ka thënë se nuk i bën mirë që kryeministri Rama të lexoj këtë libër: “Ky është një kuriozitet që unë s’e kam fare, nëse e ka lexuar ky që the apo jo. Absolutisht se kam. Dhe nuk besoj se i bën mirë ta lexojë.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY