Ja faktet e tenderit të fituar nga djali i Leskajt, për trajtimin e stresit të punonjësve të OSHE

Shares

Deputetja Albana Vokshi ka vijuar me publikimin e fakteve për çështjen e OSHEE-së, ku përfshihet edhe tenderi i dhënë djalit të nënkryetares së Kuvendit, Valentina Leskaj.
Deputetja demokrate Vokshi prezantoi para publikut provat siç i quan ajo të 700 milionë lekëve, që Edi Rama ka vendosur t’ia japë djalit të Leskajt për trajtimin e stresit të punonjësve të OSHEE-së, për një punë që zgjat vetëm 4 muaj. Me një përllogari të thjeshtë, Albana Vokshi u shpreh se janë 6 mln lekë në ditë për djalin e deputetes socialiste, ndërkohë që 1/3-ta e qytetarëve jetojnë në mjerim të plotë.
Vokshi shtoi më tej se, pavarësisht stresit dhe depresionit që ka shkaktuar “kjo bandë kriminale” e OSHEE-së te qytetarët, kur dihet se janë vetëflijuar 4 kryefamiljarë, qeveria akordon 6 mln lekë në ditë për stresin e OSHEE-së, e cila sipas PD-së është shpërblim për arrogancën dhe padrejtësitë e saj.
Në denoncimin e PD-së është përfshirë edhe “kryehajduti” i OSHEE-së, Ardian Çela, i cili e ka mohuar dhënien e tenderit te djali i deputetes socialiste, por që sipas formularit të njoftimit të fituesit rezulton të jetë pikërisht kompania ABKONS e Besnik Leskajt, madje i kërkohet kësaj kompanie të paraqitet në zyrat e OSHEE-së për të lidhur kontratën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...