Berat, arrestohet polici, kultivoi 11 mijë rrënjë kanabis

Shares

Është asgjësuar sotmbi 11 mijë rrënjë kanabis të kultivuar në sera, si edhe ka rënë në pranga njëpunonjës policie. Policia e Beratit në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme kanë realizuar me sukses këtë operacion kundër narkotikëve. Dy shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim, sipas burimeve zyrtare.
Në flagrancë është arrestuar shtetasi Ilir Jaho, 34 vjeç, banues në Lapardha, punonjës policie, me detyrë trupë shërbimi pranë Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Berat.Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit:
– J.J., banues në Lapardha
– K.J., banues në Lapardha, dhe po punohet për ndalimin e tyre.

Këta persona, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar 11.193 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva. Bimët u zbuluan në fshatin Lapardha 2, të kultivuara në 4 sera. Hetimet po vijojnë, nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...