Arben Ahmetaj, vazhdon të gënjej edhe para biznesmenëve duke u thënë janë ulur taksat

Shares

Në një takim për operacionin kundër informalitetit ndaj bizneseve, ku kanë marrë pjesë kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe shoqëritë e bizneseve, sërish drejtuesit kanë përmendur suksesin e këtij operacioni duke kritikuar ata biznesmen që janë ankuar nga ky operacion. Veç të tjerash ministri i ekonomisë Arben Ahmetaj ka vazhduar të këmbëngul se ka ulje të taksave për biznesin. Duke thënë se biznesi paguan më pak se dy vjet më parë kur e majta erdhi në pushtet. Këtë ‘arritje’ ai e argumentoi me faktin se në kohën e Berishës biznesit i vendoseshin gjoba, ndërsa tani jo. E në këtë kontekst shpikja e Ahmetajt ishte: në 2013 barra fiskale së bashku me gjobat që i vendoseshin biznesit ishte 22%, ndërsa sot është vetëm 15%.

Por kur ka bërë këtë deklaratë, Ahmetaj duket se ka harruar qëllimisht katër fakte: Së pari, në dy vitet e qeverisë së majtë taksat në Shqipëri janë rritur me koston 250 milion USD në vitin e parë dhe 140 milion USD në vitin e dytë, 390 milion USD në total.

Së dyti, raporti i fundit i Doing “Business” nxjerr Shqipërinë vendin me barrën fiskale më të lartë në Ballkan.

Së treti, për herë të parë shoqatat e biznesit të huaj dhe ato shqiptare e kanë renditur nivelin e lartë të taksave ndër problemet më të mëdha në vend.

Së katërti, nëse ndryshimet e fundit në Kodin Penal do të miratohen, Shqipëria bëhet i vetmi vend që burgos për kuponin tatimor. Te gjitha shoqatat janë kundër masave dhe gjobave te reja qe ka vendosur qeveria

Sigurisht qe Ahmetaj e di… e di se i ka propozuar dhe votuar vetë të gjitha këto masa…. e di qe edhe biznesi nuk është budalla… ai thjesht po tallet me ta dhe me gjithë publikun qe e dëgjon, shrkuan Panorama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...