Tom Doshi vazhdon të mos i ndahet deputetit të LSI-së Spartak Braho. Për letrën që ky i fundit u ka dërguar krerëve të shtetit dhe që sipas Doshit ajo do të destabilizonte vendin, lidhur me këtë ai ka bërë një kallëzim në prokurori për Brahon.
Pas përplasjes mes tyre në çështjen ku kryeparlamentari Ilir Meta u akuzua se ka urdhëruar vrasjen e dy deputetëve, Doshi e Braho do të përballen sërish në Prokurori. Avokati i Doshit, Vladimir Meçi bëri të ditur sot se ka depozituar një kallëzim në Prokurori për Brahon, për letrën që ky i fundit i dërgoi krerëve të shtetit, ku akuzonte ish deputetin e PS-së se po kërkon të destabilizojë Shqipërinë së bashku me Dritan Priftin. Braho akuzohet për shpërdorim detyre dhe përhapje paniku me këtë letër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/