Kukës, vdes punëtori nga masivi shkëmbor, pranga administratorit dhe inxhinieres së firmës

Shares

Pas vdekjes së një punëtorit, të cilit gjatë hapjes së një kanali iu shemb një masiv shkëmbor dhe zuri poshtë, policia ka arrestuar sot administratorin e firmës dhe inxhinieren.

Policia e Kukësit njoftoi se Brahim Elezit, 53 vjeç me detyrë administrator i firmësdheMalvina Çollaku 23-vjeçe me detyrë inxhiniere-hidroteknike pranë kësaj firme janë arrestuar si përgjegjës port ngjarjen ku humbi jetën pun tori. Arrestimi u bë për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes së punës”, pasi dje ne “Bunake”, fshati Borje –Kukës, duke punuar në kompaninë e tyre, e cila po ndërton kanalin e tubacionit të Hecit-Borje, si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor gjeti vdekjen e menjëhershme shtetasi Lulzim Sadikaj, 47 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ndërsa punohej në hapjen e një kanali, ku do të futeshin tubat që do të shërbenin për sjelljen e ujit në centralin elektrik të fshatit Borje, rreth 30 kilometra larg qytetit të Kukësit dhe në afërsi të kufirit me Kosovën. Sipas dëshmitarëve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së djeshme, ku si pasojë e shembjes së dheut ka humbur jetën 47-vjeçari Sadiku, i cili ishte duke punuar pranë.  Mendohet se rrëshqitja e dheut është stimuluar edhe nga ekskavatori, gjë që ka sjellë edhe një shembje të madhe të dheut që e ka mbuluar menjëherë 47-vjeçarin, duke i sjellë vdekjen e menjëhershme. Personat e tjerë që kanë qenë aty afër, të gjithë bashkëfshatarë të tij, janë përpjekur për ta nxjerrë menjëherë nga masivi i dheut, por kur e kanë nxjerrë, kanë konstatuar se kishte humbur jetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...