Qeveria shqiptare ka vendosur të marrë me qira 22 automjete për ministrat e kabinetit qeveritar. Një metodë e re kjo dhe e përdorur zakonisht nga pasanikët, ku automjetet nuk do të blihen, por do merren me qëra financiare. Pasi qeveria ti përdorë për katër vite do tia kthej përsëri makinat kompanisë. Sipas qeverisë “kostoja e marrjes me qira e automjeteve (leasing), është akoma më e ulët nëse krahasohet me koston e blerjes’’. Në faktë kjo është një metodë që përdoret nga bizesmenët e fuqishëm të cilët ndërrojnë makinat sa herë del një model i ri në treg.
Por marrja me qëra e një numri të njëjtë makinash kushton 1,978,080 Euro për një periudhë katër vjeçare sipas qeverise. Pra pasi ministrat do të hipin në makinat e reja do të paguajnë 62 Euro në ditë. Sipas të dhënave të qeverisë një makinë që do të përdorë një ministër shkon 1873 Euro në muaj, pra me një llogaritje të thjeshtë do të paguajmë më shumë për makinën e ministrit se sa për vetë ministrin në një muaj. Ky është një ndër vendimet më të çuditshëm që është parë, pasi do të paguhet më shumë makina se sa puna e nje ministri.
Më poshtë tipi i makinave që do të përdorin ministrat,
Jaguar, ‘XJ 3.0 D’
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













