Kuvendi, llogari për mbylljen e televizionit Agon Channel

Shares

Komisioni i Edukimit e Medias në një kërkesë drejtuar Artur Kalase, Administrator i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestrura e të Konfiskuara si edhe Ministrit të Financave Shkëlqim Cani, ka kërkuar shpjegime për mbylljen e televizionit Agon Channel.

Komisioni kuvendor për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka marrë informacione mbi situatën e rëndë të krijuar në televizionin Agon Channel, i cili është detyruar të mbyllë veprimtarinë e tij. Siç pretendohet në informacionin e marrë, rezulton se është pikërisht mospërmbushja e detyrimeve ligjore nga ana e AAPSK-së, si dhe bllokimi prej saj i llogarive bankare dhe veprimtarisë së tv Agon Channel, që kanë bërë të pamundur këtë të fundit për të paguar detyrimet e tij ndaj OSHEE-së, punonjësve të tij, taksat, tatimet e detyrimet e tjera për furnizimet e nevojshme për ushtrimin e aktivitetit.
Gjithashtu në kundërshtim me detyrimin e saj ligjor, vijon pretendimi, AAPSK nuk ka ndërmarrë asnjë masë për mbulimin e shpenzimeve të nevojshme për ruajtjen dhe administrimin e pasurisë së sekuestruar, fonde të cilat duhet të përballohen nga fondet e siguruara prej administratorëve të saj, në çdo lloj cilësie e burimi të ligjshëm.
Në këto kushte, në mbështetje të nenit 102 pika 2 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni kërkon shpjegime të hollësishme për këtë çështje, për veprimet dhe/ose mosveprimet e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruar e të Konfiskuara (AAPSK) për administrimin e pasurive të Agon Channel, të cilat kanë çuar në mbylljen e këtij të fundit.

Këtë kërkesë e ka bërë publike kryetari i Komisionit të Edukimit e Medias Genc Pollo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...