Dy të rinj kanë humbur jetën pas mesnatës së të shtunës në një aksident automobilistikë në Sukth të Durrësit, pasi makina me të cilën ata udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur.
Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se mjeti tip Peugeot me targë DR 0675 F është përplasur në bordurën anësore të rrugës dhe me një mur avllie. Për pasojë humbi jetën pasagjeri R.L. 30 vjeç, banues në Fermë-Sukth dhe drejtuesi I mjetit E.F. 31 vjeç, banues në Sukth.
Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












