Dy vajza të mitura, Vanja 4 vjeç dhe Natalia 13 vjeç, kanë shpëtuar mrekullisht nga vdekja e sigurt. Ndërsa në pallat kishte rënë zjarr, nëna nuk gjen tjetër rrugë veç t’i nxjerrë jashtë vajzat e saj nga dritarja. Pamjet e bëra nga rruga afër ndërtesës tregojnë se si fëmijët “fluturojnë” nga dritarja e ndërtesës.
Për fat të mirë, shpëtimi i tyre ishte i suksesshëm dhe të dy vajzat kanë mbijetuar, raporton Jutarni.hr. Nëna e dëshpëruar e cila kishte frikë se “çarçafët” nuk do të mbajnë peshën e saj, nuk hidhet nga dritarja. Ajo qëndroi në një apartament, duke shpresuar se zjarrfikësit të arrijnë në kohë. Për fatin e mirë të saj, zjarrfikësit kanë arritur me kohë, dhe së bashku me të, kanë evakuuar edhe rreth 140 banorë të tjerë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












