Vladimir Kosta Deputet i Pastrisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës, sulmon indirekt përfaqësuesit e LSI-së, të zgjedhur si drejtues në institucione. Ai ka reaguar ashpër për dhënien e lejeve për shfrytëzimin e pyjeve në qytetin e Përmetit, konkretisht në Grabovë dhe Argovë. Kosta thotë e kanë njoftuar banorët për masakrën e pyjeve dhe për këtë fajëson ministrin e Mjedisit, Lefter Koka i LSI-së për dhënien e lejeve. Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në facebook ai ka denoncuar drejtuesit që e kanë firmosur këtë leje, duke i quajtur ata të korruptuar dhe një tufë ‘aligatorësh’ .
Më poshtë reagimi i plotë i Vladimir Kostës;
“Përshëndetje të gjithë Përmetarëve kudo ndodhen.
Para 4 ditëve më kanë telefonuar shumë të shqetësuar disa banorë të Graboves & Argovës se u janë dhënë leje 2 firmave për tu rrafshuar dhe ato pak pemë që u kanë mbetur në zonën tyre . Të nderuar banorë të asaj zone, menjëherë ju bashkova shqetësimit tuaj dhe publikisht denoncoj me forcë këtë aferë të ndyrë korruptive të të gjithë atyre drejtuesve që kanë firmosur këtë leje. E mbytën kte vend një tufë “ALIGATORËSH ” të pa ngrënë, që s’po kuptojnë çfarë po hanë !!! mbase plasin përgjithmonë ……
Banorë të zonës nën përgjegjësinë time të plotë ju them , vëruni drunë kujtdo maskarai që vjen tu dhunojë vendin ku jetoni , më tel,e vijë në moment ti zbythim firmat dhe këta pushtetarë të ndyrë, që për pak para shesin dhe shtëpinë e tyre.
Firmat fituese per prerjen e druve ne Grabove eshte Leon Alb shpk dhe Togu 2014 me perfaqesues Faik Hasani .Ankandi eshte bere nga Drejtoria rajonale Gjirokaster ne shkurt 2014 pas miratimit nga Ministria e Mjedisit . Kane lidh kontraten e shkatërrimit. …..
Nesër në orën 10.00 te Rrapi kuqarit vjen gazetari I news 24 -s për të marrë denoncimet e banorëve”, është shprehur Vladimir Kosta në facebook.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












