Françeska e “Big Brother” dënohet me burg

Shares

Françeska Jaçe, ish-konkurentja e “Big Brother”dënohet me burg. Gjykata ka vendosur që të marrë vendimit për të dënuar Jaçen, me 1 muaj burg, pasi aksidentoi 4 persona në muajin prill
Siç raporton “Panorama”, Jaçe më 18 prill në rrugën “Fushë Perzë”, duke drejtuar “Volkswagen”-in e saj drejt Vorës, me targa AA 838 LC, ka tentuar të kthehet majtas për të hyrë në një karburant. 
Por nga ky manovrim është përplasur me automjetin “Range Rover”AA 656 GI që drejtohej nga A. K.
Për pasojë “Range Rover”është përplasur me një tjetër automjet, “Audi A4”me targa MHO 2411, që drejtohej nga I. LL.
Aksidenti solli plagosjen e 4 personave që u ndihmuan menjëherë dhe që dolën nga rreziku për jetën. Por ekspertiza nxori se shkak i aksidentit ishte shkelja e rregullave të qarkullimit nga Françeska Jaçe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...