Flet Ish-drejtori i IT në tatime Renald Rista: Nuk u lejuam të rikthenim të dhënat, na nxorën jashtë

Shares

Ish-drejtori i IT Renald Rista te Tatimet, ka folur ditën e sotme për dosjen e serverit të Tatimeve. Në televizionin “News 24”, Rista ka shpjeguar rrjedhën e ngjarjeve që nga ndërhyrja e ekspertëve në serverin e tatimeve, zhdukjen e të dhënave dhe hetimet për rastin. Ish-drejtor i IT thotë se në videon e publikuar, personat që ndërhynë në sistem “dolën bashkë me të dhënat”.

“Në urdhrin e Ministrisë së Financave nuk shkruhet “të klonohet”, dhe auditi bëhet nga persona të jashtëm, jo nga kjo ministri. Për shkëmbimin e të dhënave duhet marrëveshje. Administrata tatimore nuk është përgjegjëse për humbjen. Nëse tani të dhënat fshihen, përgjegjës biznesi. Më parë përgjegjës për humbjen e të dhënave ishte administrata”, tha Rista.

Rista ka shpjeguar edhe kallëzimin e bërë ndaj tij për këtë çështje.“Kallëzimi ndaj meje është i padrejtë. Nuk dihet se ku shkuan të dhënat e kopjuara. Historia ka nisur në 15 nëntor 2014 me procesin e kopjimit. Në server ka ndryshime të datave të të dhënave. Shkaku i kopjimit ishte ndërhyrja e ekspertëve”, shpjegoi Rista.

Sipas tij, ata nuk u lejuan të ndërhynin në sistem për të rikthyer të dhënat, duke u shprehur se “ata që ndërhynë në sistem, i akuzojnë për ndërhyrje”.

“Nuk u lejuam të rikthenim të dhënat, na nxorën jashtë dhe na thanë që asnjëri mos hyjë në dhomat e serverëve, sepse do vijë prokuroria. Nuk ka asnjë të dhënë se ku shkuan të dhënat e serverit. Ata që ndërhynë na akuzuan për ndërhyrje. Unë do jap kontributin tim për çdo informacion e detaj për këtë çështje, ashtu siç kam bërë edhe në Prokurori. Ngjarjen specifikisht do ta vë në dispozicion të Komisionit, nëse e kërkon”, shpjegoi Renald Rista.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...