Policia e Durrësit dhe ajo e Shijakut kanë ndërmarrë një seri aksionesh në lokalet e natës, nga i cili janë shoqëruar 38 persona. Një kontroll i tillë, është ushtruar në rreth 7 lokale të qytetit të Durrësit dhe të Shijakut,të evidentuara si më problematiket. Si rezultat, janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës 22 shtetas ku 15 prej tyre janë balerina. Ndërsa, në ambientet e Komisariatit të Policisë Shijak janë shoqëruar,16 shtetas ku 4 prej tyre janë balerina. Gjithashtu, ndaj dy shtetasve filloi procedimi penal për vepra penale të ndryshme. Nga Efektivat e Komisariatit të Policisë Shijak, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gëzim Aleksi 39 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, Shijak. Shtetasi i mësipërm, frekuentues në një nga lokalet ku u ushtrua kontrolli i lartpërmendur, i’u gjet dhe i’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë e prodhimit Jugosllav. Është arrestuar edhe shtetasi Shpëtim Meta,19 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik i’u gjetën dhe i’u sekuestruan, në cilësinë e provës material, 0.5 gramë, lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Të gjitha materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












