VIDEO/ Momenti i arrestimit të dy personave me 30 kg kanabis në Durrës

Shares

Video tregon se si efektivat e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë Vendore Durrës pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar ”Lalzi”.
Si rezultat i këtij operacioni, sikurse duket edhe në video, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i Engled Broja, 23 vjeç, banues në Gramëz, Fushë-Krujë dhe Arjan Çypi, 28 vjeç, banues në Gramëz, Fushë-Krujë.
Arrestimi i tyre u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në makinën tip “Land Rover” me targa AA 507 CK që drejtohej nga shtetasi Arjan Çypi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 30 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim” parashikuar në nenet 283/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Durrës, sekuestrohet 30 kg kanabis, dy persona në pranga
/web/Durres_sekuestrohet_30_kg_kanabis_dy_persona_ne_pranga_8845_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...