SKEMA/ 350 spiunë në terren, të pajisur me aparate inçizimi

Shares

Operacioni me “spiunët e kasave” do të testohet me një grup prej 350 persona, këta janë të rinj që sapo kanë mbaruar studimet. Ata janë seleksionuar gjatë një fazepërgatitore të aksionit kundër evazionit, gjatë së cilës u kontraktuan për të anketuar bizneset me 6 pyetjet kyçe mbi nivelin e informalitetit. Por, tashmë i pret një mision i ngjashëm me ato që kryen spiunazhi apo policitë sekrete. “Për pak ditë, këta individë do të shpërndahen në të gjithë Shqipërinë për të pasur nën kontroll territorin dhe për të luftuar evazionin”, ka deklaruar ministri i financave Shkëlqim Cani. “Do të ketë kontrolle pas kontrollesh derisa të merret vendimi për të penalizuar subjektet që i shmangen ligjit”, ka thënë ministri.

Sipas burimeve zyrtare, bizneset do të kontrollohen disa herë, rikontrollorët janë një Task-Forcë që do të veprojë aty ku është kryer njëherë kontrolli nga Njësia e Verifikimit në Terren, ose nga grupet e hetimit tatimor. Këta të rinj mund të ulen në lokale dhe të porosisin një drekë, ose mund të shkojnë në dyqane dhe të blejnë artikuj të ndryshëm të cila paguhet nga fondi i spiunëve.Grupet e të rinjve në terren do të jenë të pajisur me aparate filmimi dhe incizimi, teknikë e cila do të funksionojë në fshehtësi dhe do të fiksojnë shkeljen e ligjit, pra filmim i fshehtë disa elementë që do të përqendrohet operacioni janë mungesën e kasës, moslëshimin e kuponit, kupon të parregullt tatimor etj.

Po ashtu edhe shpërblimi i inspektorëve të rinj do të bëhet në bazë të kapjes së parregullsive, pra do të paguhen ato informacione që do të provohen se shkeljet janë të vërteta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...