Kostandin Xhuvan është dënuar me 35 vite burg për vrasjen e katërfishtë në lokalin ‘Ante Grande’ në Tiranë. Por prokuroria nuk heq dorë dhe kërkon dënim me burgim të përjetshëm. Organi i akuzës i ka bëre rekurs në Gjykatën e Lartë vendimit të Gjykatës së Apelit të 18 shtatorit, që e dënonte Xhuvanin me 35 vite burgim. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gjykata e Apelit ka gabuar, që ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Xhuvanin, çka i solli ulje me 1/3 e dënimit. Ndërkohë fati i 26-vjeçarit është në dorën e Gjykatës së Lartë, e cila do të shqyrtojë sërish dosjen në ngarkim të djalit të ish-deputetes socialiste Luiza Xhuvani.
Kostandin Xhuvani vrau me pistoletë më 4 nëntor 2014 shtetasit Enea Xhaji, Edison Jaho, Arbër Demiraj dhe italianin Xhanpaolo Azolo.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












