Mazhoranca i nënshtrohet presionit të opozitës, pranon të jepen shenjat e gishtërinjve

Shares

Mazhoranca dhe opozita kanë hedhur një hap të rëndësishëm për procesin e dekriminalizimit. Qeveria ka pranuar kërkesën e opozitës për shenjat e gishtërinjve.

Oerd Bylykbashi, Kreu i Komisionit për Dekriminalizimin, bëri me dije se qeveria ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike për shenjat e gishtërinjve, e cila ndalon të kandidojnë për poste publike personat që kanë kryer krim apo që kanë ndërruar identitet.

Sipas Bylykbashit ende nuk ka dakortësi për ata persona që janë në hetim jashtë vendit dhe as për bërjen e testimit të drogës. Për këtë të fundit ai thotë se i duhet lënë negociatave mes palëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...