Krujë, “polici” rreh policin, arrestohet

Shares

Oltion Caca 21 vjeç është arrestuar nga Komisariati i Policisë Krujë për veprat penale ”Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit Publik”,”Goditjet për shkak të detyrës” dhe ”Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë ku Caca në bashkëpunim me shtetasin Lavdi Alla 28 vjeç, të dy banues në Krujë, kanë kundërshtuar dhe goditur Punonjësit e Policisë në shërbim dhe me pas janë larguar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Land Rover me targa AA 559 KT me drejtues shtetasin Oltion Caca , i’u gjet një tabelë që përdoret nga policia për ndalimin e mjeteve. . Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Krujë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...