Burg dhe sekuestrim mjeti për taksistët e paliçensuar

Shares

Lufta ndaj informalitetit do të prek dhe shërbimin taksi. Nëse një subjekt ofron shërbimin taksi të paliçensuar, ai do të gjobitet 100 mijë lekë, i konfiskohet automjeti, ndiqet penalisht deri në dy vite burg.

Ky është vendimi më i fundit i Qeverisë në vijmë të luftës kundër informaliteti që prek shërbim taksi. Për zbatim të këtij vendimi janë angazhuar 3 Ministri, ajo e Transporteve, Ministria e Brendshme dhe e Financave.

Nëse një person përdor automjetin e tij për këtë shërbim, por është i paliçensuar gjobitet me 100 mijë lekë gjobë, merr masë administrative me konfiskim të automjetit dhe ndiqet penalisht deri në 2 vite burg. Që prej një muaji kanë filluar të aplikohen gjobat ndaj subjekteve informale për të cilat mjaft taksistë thonë se janë vendosur në mënyrë arbitrare. Duket se këto janë masa tepër shtrënguese të cilat vënë në vështirësi punën e taksistëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...