Hapet fushata për zgjedhje në Forumin Rinor të Partisë Demokratike

Shares

Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka bërë hapjen e fushatës për zgjedhjen e Kryetarit dhe strukturave drejtuese.

Kryetari i ri i FRPD do të zgjidhet në një garë të hapur mes alternativave, sipas parimit një anëtar një votë.

20 debate live me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të FRPD dhe të hapura për publikun do të zhvillohen mes kandidateve në qendrat e qarqeve në vend, ku do të rrihen idetë dhe programet e tyre.

Në fund të çdo debati anëtarësia e FRPD do të votojë me parimin një anëtar një votë. Fituesi i shumicës së votave në të gjitha debatet së bashku do të jetë drejtuesi i ri i FRPD.
Fushatës zgjedhore i paraprin një fushatë anëtarësimesh në forum, që do të zgjasë 30 ditë.

Debati zgjedhor do të zhvillohet në këto qytete

Berat
Gjirokastër
Kurbin
Pogradec
Dibër
Kavajë
Lezhe
Sarande
Durrës
Korçe
Leshnje
Shkodër
Elbasan
Kruje
Mat
Vlore
Fier
Kukës
Mirdite
Tirane

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...