VIDEO/ Vdesin në aksident dy shokë të droguar duke filmuar veten në makinë

Shares

Dy shokë të droguar filmojnë veten në makinë, vdesin në aksident, ndërsa pamje shokuese janë të mbyllura
Këto janë çastet e dy të rinjve britanikë pak para se të vdisnin në një aksident automoliblistik. Në filmim ndodhet dhe momenti i aksidentit fatal që u mori jetën.
Mediat britanike shkruajnë se dy të rinjtë ishin të droguar dhe po udhëtonin me një Renaut “Clio”. Makinën e drejtonte Kyle Careford, ndërkohë që Michael Owen ishte pasagjer.
Në disa momente, teksa po ecnin me shpejtësi në një rrugë fshati, Michael i lutet shokut, “Ngadalësojë pak vëlla, jemi me 90 (milje)”.
Kamera në makinën e tyre ka fiksuar momentin kur përplasen me murin e një kishe dhe rrotullohen disa herë. Më pas dëgjohet një grua duke thirrur, “Më dëgjoni, a është kush gjallë?”.
Të dy u deklaruan të vdekur në vendin e ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...