Në orën 14: 55, avioni i futbollistëve të Kombëtares ka zbritur në aeroportin “Nënë Tereza”.
Të parët që zbritën nga avioni ishin presidenti i kombëtares Armando Duka, trajneri Gani de Biasi dhe kapiteni i kombëtares Lorik Cana.
Kryeministri Edi Rama i priti kur zbritën lojtarët, së bashku me të ishte edhe ministrja e sportit Lindita Nikolla dhe shumë tifozë të kombëtares kuq e zi.




Ndërkohë, festa vazhdon në Tiranë, ku qindra qytetarë me simbolet kombëtare dhe flamuj në duar kanë mbushurrrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit në pritje të heronjve kuqezi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












