SKANDAL/ Borxhet e CEZ ndaj OSHEE, banorët detyrohen të paguajnë faturat nga dy herë
Shares
Detyrimet që CEZ ka ndaj OSHEE, i faturohen banorëve, të cilët, në Dlevinë, detyrohen të paguajnë nga dy herë, fatura të muajve të viteve më parë, të paguara një herë prej tyre. Denoncimi vjen nga banorët, të cilët bëjnë të ditur se në Delvinë pothuajse 100 % e faturave të OSHEE vijnë me një debi e cila kur futesh në sistem thotë që muaji mars, tetor apo dhjetor i viti 2009 është pa paguar. Banorët këmbëngulin që detyrimet në vitet e kaluara janë paguar. Për këtë, një abonent i OSHEE, bënë publike, “detyrimin e prapambetur” të zbuluar pas 6 vjetësh nga OSHEE, për të paktën dy muaj, mars deh dhjetor 2009, ndërsa publikon edhe librezën, si dëshmi se këta muaj janë paguar prej tij. Por, ndërsa ky abonent është treguar i kujdesshëm dhe e ka ruajtur librezën, problem është për të tjerë abonentë që duhet të gjejnë librezën e viteve respektove, ta fotokopjojnë, të mbajnë radha dhe të presin që punonjëset e OSHEE ti hedhin në sistem. Në të kundër ju priten dritat, pa paguar sërish, ose duhet të përballen me kërcënimin për burgosje.
Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e gjykatës së Fierit duke shpallur të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli.
Gjykata e Apelit Juridiksionit të Pergjithshem Tiranë ka...
Një incident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në spektaklin e Big Brother gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë.
Jozi ka goditur Gjestin.
Përpara daljes së tij nga...
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta i dhanë fund sot martesës prej 27 vitesh duke firmosur divorcin në seancën në Gjykatën Civile të Tiranës.
Të pranishëm...