Nënkryetari me kallash i Levanit, drejtor i Erion Velisë!

Shares

Erion Veliaj ka emëruar në një prej drejtorive të bashkisë së Tiranës një person me precedentë penalë. Sipas anëtarit të Këshillit Bashkiak Tiranë, Fabian Topallaj, një nga emerimët e para të Veliajt në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime Tiranë, specifikisht në pozicionin e Drejtorit të Parkut të Ujësjellësit Tiranë, është graduar Eqrem Braçe, i cili në maj 2014, edhe pse zv-kryetar i Komunës Levan, plagosi me armë pa leje 2 qytetarë në mes të dites në rrugën nacionale Fier – Levan.

Mesa duket Veliaj nuk ka kohë që për emërimet e tij të bëjë të paktën një kërkim të thjeshtë në google ku rezulton se drejtori i tij Eqrem Braçe ka probleme të forta me ligjin, tha Topallaj.

I bëjmë thirrje Veliajt të ndërpresë valën e shkarkimeve abuzive nga puna të nëpunesve të ndershëm dhe zëvendësimin e tyre me njerëz të inkriminuar, sepse numri i shpullave që Veliaj do marrë nga padrejtësitë që shkakton, shumë shpejt mund tia kalojë numrit të shpullave që ai përdor për propagandë, përfundoi deklaratën e tij anëtari i këshillit bashkiak, Fabian Topallaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...