Qeveria e re greke, “Tsipras 2” nuk ndryshon shumë nga “Tsipras 1”

Shares

Aleksis Tsipras betohet për herë të dytë brenda 7-muajve si Kryeministër i Greqisë. Pasi mori 35.5 për qind të votave, ai nxitoi që të formonte qeverinë e tij të re.
Mazhoranca u formua pas rinovimit të koalicionit midis SYRIZA-s dhe Partisë së Grekeve të Pavarur.
Kabineti i  ri qeveritar “ Tsipras 2” përbëhet nga 45 Ministra, zëvendësministra dhe Ministra plotësues.  Në përbërje të tij ka vetëm shtatë gra.
Tsipras nuk ka ndryshuar zëvendëskryeministrin dhe ministrat kryesorë të kabinetit të tij të mëparshëm, si ai i Financave, i Ekonomisë, i Mbrojtjes, i Jashtëm dhe Ministrat e Shtetit.
5 prej posteve qeveritare mbajnë aleatët qeveritarë të Tsipras “Grekët e Pavarur”, ndërsa bie  në sy se katër pjesëtarë të kabinetit vijnë nga gjiri i socialistëve të Pasokut që u shkëputën nga kjo parti dy vjet më parë.

Qeveria e re greke


Kryeministër: Aleksis Tsipras
Zëvendëskryeministër: Joannis Dragasakis
Zëvendësministër pranë Kryeministrit: Terenc Kouik
Zëvendësministre pranë Kryeministrit dhe zëdhënëse e qeverisë: Olga Gerovasili

1. Ministria e Brendshme dhe e Rindërtimit Administrativ


Ministër: Panos Kourouplis
Zëvendësministër: Giannis Balafas
Ministër plotësues për Reformat Administrative: Christoforos Bernadakis
Ministër plotësues për Mbrojtjen e Qytetarit: Nikos Toskas
Ministër plotësues për Politikat e Emigracionit: Giannis Mouzalas
Zëvendësministër për Maqedoninë dhe Trakën: Maria Kolia Tsarouha

2. Ministria e Ekonomisë, Zhvillimit dhe Turizmit


Ministër: Georgios Stathakis
Ministre plotësuese për çështjet e Turizmit: Elena Koundoura
Zëvendësministër për Programet Europiane: Aleksis Haritsis
Zëvendësministër për Industrinë: Theodhora Tzakri

3. Ministria e Mbrojtjes
Ministër: Panos Kammenos

Ministër plotësues: Dhimitris Vitsas

4. Ministria e Arsimit, Shkencave dhe e Besimit Fetar
Ministër: Nikos Filis

Zëvendësministër: Theodhosis Pelegrinis
Ministre plotësuese: Sia Anagnostopoulou
Ministër plotësues për Hulumtime dhe Inovacion: Kostas Fotakis

5. Ministria e Jashtme
Ministër: Nikos Kotzias

Zëvendësministër: Dhimitris Mardhas
Zëvendësministër: Joannis Amanatidis
Ministër plotësues për Çështjet Europiane: Nikos Ksidhakis

6. Ministria e Drejtësisë, Transparencës dhe të Drejtave të Njeriut
Ministër: Nikos Paraskevopoulos

Ministër plotësuses për çështjet e korrupsionit: Dhimitris Papagjelopoulos

7. Ministër i Punës, Sigurimeve Sociale dhe Solidaritetit
Ministër: Georgios Katrougalos

Ministër plotësues për Solidaritetin: Theano Fotiou
Ministre plotësuese për luftën ndaj papunësisë: Rania Andonopoulou
Zëvendësministër për Sigurimet Sociale: Anastasios Petropoulos

8. Ministria e Shëndetësisë
Ministër: Andreas Ksanthos

Ministër plotësues: Pavlos Polakis

9. Ministria e Kulturës dhe Sporteve
Ministër: Baltas Aristidhis

Zëvendësministër: Stavros Kontonis

10. Ministria e Financave
Ministër: Efklidhis Tsakalotos

Ministër plotësues: Trifon Aleksiadhis
Ministër plotësues: Georgios Houliarakis

11. Ministria e Ambientit dhe Energjisë
Ministër: Panos Skourletis

Ministër plotësues për Ambientin: Joannis Tsironis

12. Ministria e Infrastrukturës,Transporteve dhe Rrjeteve
Ministër: Christos Spirtzis

Zëvendësministër: Dhimitris Kamenos

13. Ministria e Marinës Detare dhe e Politikës për Ishujt
Ministër: Theodhoris Dritsas

14. Ministria e Zhvillimit Bujqësor dhe Ushqimit
Ministër: Vagjelis Apostolou

Zëvendësministër: Markos Bolaris

15. Ministër i Shtetit: Nikos Papas

16. Ministër i Shtetit për Koordinimin e Qeverisë: Alekos Flambouraris

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...