Një video amatore e xhiruar nga ajri, shfaq pamjet e një grupi peshkaqenësh në brigjet e Floridas, në plazhin Destin. Brenda vetëm 24 orëve, kjo video ka arritur të thyejë rekordin e klikimeve në internet, me mbi 10 mijë klikime.
Video është xhiruar nga ajri nga fotografi Cory Peterson.
Në video shfaqen qartë një grup prej qindra peshkaqenësh që lundrojnë se bashku në detin e kaltër e që dallohen lehtë për shkak të kthjelltësisë së ujit.
Peterson tha për Reuters se kishte dalë për peshkim dhe për të fotografuar teksa nga larg pa një peshkaqen, më pas disa të tjera e pas pak në kamerë pikasen qindra peshkaqenë të mëdhenj, e të përmasave të ndryshme.
Peterson tha gjithashtu se për të ishte vërtet e pazakontë të shihte peshkaqenë në këtë zonë, e jo më qindra të tillë.
Peshkaqenët u kapën në zonat shumë afër bregdetit të Destin, ku edhe xhirot me motorra uji, skafe, varka apo jahte janë të shumta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











