Ligji per dekriminalizimin do të sjellë edhe ndryshime të rëndësishme kushtetuese. Të paktën 14 nene të Kushtetutës duhen rishkruar në pajtim me nenet e ligjit të posacëm për dekriminalizimin. Konkretisht preken nenet që kanë të bëjnë me zgjedhjen e Presidentit, zgjedhjen e deputetëve, kryetarit të KLSH, Prokurorit të Përgjithshëm, emërimin e gjyqtarëve, Avokatit të Popullit etj.
Secili zyrtar i zgjedhur në këto detyra mund ta humbasë atë nëse ushtron funksionin por ndërkaq nuk mund të zgjidhet në asnjë prej këtyre posteve zyrtare nëse ka qënë ndonjëherë subjekt i ligit për dekriminalizimin.
Ja ndryshimet që priten të bëhen në Kushtetutë për shkak të ligjit për dekriminalizimin:
Neni 45 ndryshtohet si vijon:
“1/1. Përjashtimi i shtetasve nga e drejta për të zgjedhë apo për tu zgjedhur rregullohet me ligj të posacëm, të miratuar në përputhje me procedurën e parashikuar në nenin 81, pika 2 e Kushtetutës.”.
Neni 62:
Në fund të pikës 2 të nenit 61, shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Avokat i Popullit nuk mund të zgjidhet një shtetas që është i përjashtuar nga e drejta për t’u zgjedhur apo për të mbajtur një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj të posacëm.”.
Neni 69:
Ndryshohet si më poshtë vijon: “Nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen deputetë, shtetasit që janë të përjashtuar nga e drejta për t’u zgjdhur apo për të mbajtur një funksion publik sipas rregullave të përcaktuara me ligj të posacëm.”.
“Mandati i fituar në kundërshtim me paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni është i pavlefshëm, pavarësisht nga koha e konstatimit.”
Neni 86:
“President i Republikës nuk mund të zgjidhet një shtetas që është i përjashtuar nga e drejta për t’u zgjedhur apo për të mbajtur një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj të posacëm.”.
Neni 96:
Kryeministër nuk mund të emërohet një shtetas që është i përjashtuar nga e drejta për t’u zgjedhur apo për të mbajtur një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj të posacëm.”
Neni 107:
“Nëpunës publik nuk mund të emërohet një shtetas që është i përjashtuar nga e drejta për t’u zgjedhur apo për të mbajtur një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj të posacëm.”
Neni 109:
“Këtë të drejtë nuk e gëzojnë shtetasit që janë të përjashtuar nga e drejta për t’u zgjedhur apo për të mbajtur një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj të posacëm.”
Neni 125:
“Nuk mund të emërohen si gjyqtar shtetasit që janë të përjashtuar nga e drejta për t’u zgjedhur apo për të mbajtur një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj të posacëm.”
Neni 131:
“g) cështjet që lidhen me konstatimin e mbarimit apo pavlefshmërisë së mandatit, ose shkakrimin nga detyra të funksionarit publik të organeve të parashikuara nga Kushtetuta.”
Neni 136:
“Gjyqtarë nuk mund të jenë shtetasit që janë të përjashtuar nga e drejta për t’u zgjedhur apo për të mbajtur një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj të posacëm.”
Neni 147:
“Nuk mund të zgjidhen si anëtar nga Kuvendi shtetasit që janë të përjashtuar nga e drejta për t’u zgjedhur apo për të mbajtur një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj të posacëm.”
Neni 149:
“5. Prokuror i Përgjithshëm apo prokuror nuk mund të emërohen shtetasit që janë të përjashtuar nga e drejta për t’u zgjedhur apo për të mbajtur një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj të posacëm.”
Neni 161:
“3. Anëtar i Këshillit apo Guvernator i Bankës së Shqipërisë nuk mund të zgjidhet një shtetas që është i përjashtuar nga e drejta për t’u zgjedhur apo për të mbajtur një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj të posacëm.”
Neni 162:
Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk mund të zgjidhet një shtetas që është i përjashtuar nga e drejta për t’u zgjedhur apo për të mbajtur një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj të posacëm.”
Neni 167:
“1/1. Nuk mund të emërohen pjestarë të forcave të armatosura shtetasit që janë të përjashtuar nga e drejta për t’u zgjedhur apo për të mbajtur një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj të posacëm.”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












