Familjet Prenga dhe Cali sot përballë në gjykatë. Prenga do “shiste” Lagunën te Calët 500 mijë euro

Shares

Familja Prenga dhe Cali do të kenë sot në 14.30 përballjen e parë gjyqësore lidhur me licensën për shfrytëzimin e lagunës së Patokut. Gjyqi zhvillohet në gjykatën administrative të shkallës së parë në Tiranë dhe pritet të japë një zgjidhje për konfliktin i cili coi në përplasje të armatosur me 7 të plagosur ku u përfshi edhe deputeti tashmë i arrestuar i Lacit, Armando Prenga.

Gjyqi do të trajtojë gjithashtu edhe dëshminë e Gjon Calit i cili thotë se pak ditë pasi familjarë të deputetit socialist Armando Prenga, fitoi tenderin nga Ministria e Bujqësisë për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut, ka tentuar t’ia shes atë kundrejt 500 mijë eurove, peshkatarëve të familjes Cali.

Gjon Cali i tha abc neës se deputeti Prenga i shoqëruar nga vëllai i tij dhe dy persona të tjerë, vetëm pak ditë pasi ministria që drejtohet nga Edmond Panariti e kishte shpall fitues të liçencës së shfrytëzimit të lagunës së Patokut ka takuar pjesëtarë të familjes Cali duke I ofruar shitjen e licensës. Por, pjëstarët e familjes Cali e kishin kundërshtuar, duke ankimuar vendimin e shpalljes së fituesit të tenderit në Gjykatën Administrative.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...