SHBA, skenari I luftës me Rusinë në Balltik zbret nga rafti

SHBA, skenari I luftës me Rusinë në Balltik zbret nga rafti

86
0
Shares

Për herë të parë që prej ndarjes së Bashkimit Sovjetik, Departamenti i mbrojtjes së SHBA është duke analizuar planet për një konflikt të armatosur me Rusinë.

Foreign Policy raporton se Pentagoni është duke planifikuar çdo skenar të mundshëm – prej konfrontimeve me Korenë Veriore e deri te pushtimi i zombive – por këto plane janë renditur në bazë të prioritetit dhe mundësive që ato të ndodhin.

Pas vitit 1991, planet ushtarake për t’u përballur me agresionin rus nuk ishin në radarin e Pentagonit. Tani, sipas disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Departamentit të Shtetit dhe të Mbrojtjes, Pentagoni ka nxjerr nga raftet e pluhurosura planet dhe strategjitë ndaj Rusisë.

Shkak i këtyre planeve është bërë aneksimi i Krimesë nga Rusia dhe Amerika më nuk i sheh rusët si partnerë, por kërcënues potencialë.

“Duke parë natyrën e sigurisë dhe veprimet e Rusisë, është krijuar nevoja që ne të rikthejmë planet për përgjigje ndaj çfarëdo agresioni potencial ndaj aleatëve të NATO-s”, ka thënë një zyrtar i mbrojtjes për FP-në, përcjell koha.net.

“Pushtimi i Ukrainës lindore nga Rusia e nxiti Amerikën që të nxjerrë nga arkiva planet e reagimit”, ka thënë Michele Flournoy, ish-nënsekretare e mbrojtjes për politikë të jashtme. “Këtyre planeve u kishte dalë afati”.

Planet e reja, sipas zyrtarëve amerikanë, ndahen në dy pjesë. Njëri plan që fokusohet në atë se çfarë mund të bëjnë Shtetet e Bashkuara si pjesë e NATO-s nëse Rusia sulmon njërën nga shtetet anëtare të NATO-s; ndërsa plani i dytë është aksioni amerikan jashtë ombrellës së NATO-s.

Këto versione janë të fokusuara në sulmet e papritura të Rusisë në Baltik, skenar më së shumti i mundshëm nga rusët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY