Ilir Meta nuk komenton akuzat e raportit të OSBE por i shpall luftë krimit të organizuar

Shares

Ilir Meta i deklaroi sot luftë krimit të organizuar por nuk ka pranuar të japë përgjigje për raportin sekret të OSBE ku ai akuzohet si i përfshirë në dy vrasje kur ka qenë zëvëndëskryeministër.

“Unë jam i gatshëm të bashkëpunoj me OSBE për gjithçka serioze që angazhohet ajo. Sa i takon thashethemeve , nuk kam kohë që të merrem me gjera të tilla”, tha Meta.

Për Metën nuk është shumë e rëndësishme nëse OSBE ka zyrë në Tiranë. Shqipëria do të jetë në OSBE ndërkaq për raportin Ambasadori ka kërkuar falje dhe nuk ia vlen të merremi me këtë cështje, theksoi ai.

Duke folur për dekriminalizimin e Parlamentit Meta tha se ka dy variante të cilat kanë shumë përputhje njëri me tjetrin. Edhe iniciativa e PD është në programin e Kuvendit.

“Kanë edhe diferenca por nuk pengojnë procesin apo të shërbejnë si pretekst për të mbajtur gjallë një temë që nuk duhej të ekzistonte në politikën shqiptare. Dekriminalizimi duhet të marrë fund menjeherë në mënyrë konsensuale, por edhe nëse jo me konsensus do ti referohemi përvojave evropiane”, tha Meta.

Sipas tij procesi është në rrugë të mbarë dhe pritet që shumë shpejt të kalojë ligji. Ai tha se procesi i dekriminalizmit kërkon ndërhyje në kushtetutë, ndryshime në kodin zgjedhor e kodin penal. Do ti referohemi përvojës evropiane në rast se nuk arrihet konsensusi për procesin e dekriminalizimit.

Kryetari i Parlamentit ka një këndvështrim tjetër nga Kryeministri lidhur me rolin e ndërkombëtarëve. Sipas tij me SHBA por edhe më partnerët e tjerë do të bashkëpunojmë ngushtë edhe kur na mbështesin, edhe kur na kritikojnë.

Ilir Meta ka kritikuar ashpër deputetin partisë Spartak Braho në lidhje me deklaratën e tij se drogën e përdorin edhe deputetë të PS , edhe të PD-së. “Deklarata e fundit e z. Braho mu duk në kontraditë me formimin e tij juridik. Është e lehtë për të bërë mjegull në politikën shqiptare. Ai duhet t’i drejtohet drejtësisë nëse zotëron ndonjë informacion të tillë”, përfundoi Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...