Hillary Clinton ka përfshirë edhe vilën madhështore të shqiptarit Sal Rusi në State Island në Nju Jork, në programin e fushtës së saj të mbledhjes së fondeve.
Një takim me figura të njohura të komunitetit shqiptar por edhe amerikanë tek “shtëpia e bardhë” e lagjes së pasur të Nju Jorkut nuk ka kaluar pa komente negative në shtypin amerikan.
Kjo shtëpi ishte pronë e mafiozit Paul Castellano, ndërsa u ble nga Rusi më 2000 për 3.1 milionë dollarë.
New York Post shkruante se “Lidhja e kësja shtëpie me krimin nuk mbaroi me vdekjen e Castellanos”.
Por, zëdhënësi i Clintonit, Robert Zimmerman, anëtar i Këshillit Nacional Demokratik që ishte në takim me Rusin, demanton: “Shtëpia e Sal Rusit nuk ka lidhje me Paul Castellanon. Kjo shtëpi ka lidhje me Castellanon aq sa ka Graceland”, ka thënë ai, duke iu referuar shtëpisë së Elvis Presleyt në Memphis.
Ndërkohë gazeta kryesore e ishullit Staten Island në Nju Jork, “Staten Island Advance” shkruan me ironi në një raport të saj se “Hillary Clinton – do të përmbushë ëndrrat e saj politike: “ajo do të hyjë në “Shtëpinë e Bardhë!”, duke u nisur edhe nga arkitektura e shtëpisë që është e ndërtuar sipas stilit të shtëpisë presidenciale të Amerikës”.
Ashtu si New York Post, kjo gazetë shkruan se “vendi me lidhje mafioze nuk ishte përzgjedhja më e mirë për kandidaten për presidente të SHBA”.
Rusi, I cili nuk ka pranuar të flasë për gazetën zotëron një biznes të fuqishëm”Benjamin Maintenance”, kompania që mirëmban fasadat në gratacielat e Manhattanit në Nju Jork.
Shtëpia e Bardhë e Selim (Sal) Rusit është përmenduar edhe nga mediat në Shqipëri , jo për lidhje mafioze sic aludon shtypi lokal amerikan por për lidhje të tjera pronësore me pushtetarë të fuqishëm në Tiranë dhe Prishtinë, Edi Rama dhe Menduh Thaci.
Prej se kur Edi Rama – është zgjedhur Kryeministër, ka qënë dy herë mysafir në shtëpinë e Sal Rusit.
Vizitën e parë shoqëruar me një fotografi, e ka bërë publike gazeta shqiptaro amerikane Illyria – ku në shtëpinë e Sal Rusit në Staten Island – Neë York, më 28 shtator 2013, në darkën private, kan qenë present edhe Kryeministri i Kosovës Hashim Thaqi, zv/Kryeministri i Maqedonisë Musa Xhaferri dhe disa biznesmen dibran dhe maqedonas.
Kryeministri Rama e ka shpallur publikisht në Nju Jork – në një takim vjetor organizuar nga KKSHA biznesmenin shqiptaro amerikan Sal Rusi si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në SHBA, megjithëse kjo gjë nuk është realizuar asnjëherë. Droni.al, Beqir Sina
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/