Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Konçensioni”, ndërsa ka arrestuar në flagrancë tre shtetas për shpërdorim detyre, pasi falsifikonin dokumentet, duke bërë tjetërsimin e pronave.
Njëri prej tyre Altin Ago ka qenë kandidat për deputet i PS-së në zgjedhjet e vitit 2013.
Sipas specialistëve për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, Elbasan, mësohet se u bë arrestimi në flagrancë të shtetasve, Altin Ago, vjeç, me detyrë ish-kreu i ZVRPP Elbasan, Mentor Tola, me detyrë inxhinier në ZVRPP Elbasan dhe Alma Pajova, me detyrë juriste në ZVRPP Elbasan.
Këta shtetas, u arrestuan, pasi gjatë muajit shkurt 2015, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në mënyrë të kundërligjshme, kanë falsifikuar dokumentet zyrtare dhe i kanë dhënë dokumente pronësie me koncesion një firme private, duke bërë tjetërsimin e pronave të banorëve të fshatit Muriqan Elbasan, të cilët e kanë përfituar me Ligjin Nr. 7501, viti 2001, saktësuan të njëjta burime të policisë lokale.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 248, 186/3 dhe 25 të Kodit Penal
Të arrestuarit
• Altin Ago, vjeç 37, banues në Elbasan, me detyrë ish-kreu i ZVRPP Elbasan.
• Mentor Tola, vjeç 42, banues në Elbasan, me detyrë inxhinier në ZVRPP Elbasan.
• Alma Pajova, vjeç 40, banuese në Elbasan, me detyrë juriste në ZVRPP Elbasan.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/