VLEFSHMËRIA/Veliaj dhe Mziu, dy vendime gjykate të ndryshme për mandat të njëjtë

Shares

Dy kryetarë Bashkie të Qarkut të Tiranës, janë mandatuar nga dy gjykata të ndryshme.

Abc News ka siguruar dy vendimet e dhënë, nga dy gjyqtarë të së njejtës gjykatë, por me interpretime të ndryshme, në lidhje me vërtetimin e vlefshmërisë së mandatit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe atë të Kamzës, Xhelal Mziu.

Referuar Kodit Zgjedhor çdo kandidat fitues i zgjedhjeve lokale duhet të çertifikoje rezultatin në Gjykatë për të marre mandatin e kryetarit të bashkisë.

Sipas kësaj procedure ligjore, i pari që i është drejtuar Gjykatës së Rrethit në Tiranë është kandidati i PS-së Erion Veliaj. Gjyqtari Neritan Cena, brenda dy seancave gjyqësore dhe pas administrimit të shkresave të dorëzuara nga KQZ-ja shpalli vlefshëmërine e mandatit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili dy ditë më pas hyri në zyrën e të parit të kryeqytetit.

Të njejtën rrugë ndoqi në Gjykatën e Rrethit të Tiranës edhe kandidati i PD-së që fitoi zgjedhjet e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.

Pas hedhjes së shortit elektronik, kërkesa u mor në shqyrtim nga gjyqtari Asim Vokshi. Ky i fundit, në një arsyetim të hollësishëm, duke ju referuar Kodit Zgjedhor, ligjit për “organizmin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, Kodit të Procedurës Civile dhe atij administrative arriti në përfundim se nuk është Gjykata e Rrethit Tiranë kompetencës për të shqyrtuar këtë kërkesë. Gjyqtari Vokshi arsyetoi se kërkesa për e Xhelal Mziut nuk duhet të shqyrtohet nga Gjykata e Rrethit të Tiranës por nga Gjykata Administrative.

Për këtë fakt, gjyqtari Vokshi delegoi cështjen në gjykatën administrative, e cila pasi shqyrtoi kërkesën e Mziut vendosi vlefëshmërin e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Kamzës.

Kemi dy vendime, nga dy gjykata të ndryshme, me dy arsyetime të ndryshme, por për të njejtin funksion, atë të kryetarit të Bashkisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...