Një grup të përndjekurish politikë janë ndeshur me policinë sot paradite në oborrin e ministrisë së Brendshme ndërsa tentuan të shembin murin rrethues të një bunkeri që po ndërtohet në sheshin para ministrisë.
Fillimisht protestuesit janë qenë paqësorë. Drejtuesit e organizatave të të përndjekurve politike kanë mbajtur fjalët e tyre dhje kanë kërkuar që të hiqet bunkeri nga sheshi i ministrisë.
Gjatë fjalimeve ata kërkuan që politika të pastrohet nga ish-eksponentët e dikaturës. “Kryetar të komisionit të sigurisë në parlament kemi një ish drejtues të Sigurimit dhe ministër Drejtësie një ish prokuror të diktaturës”, thanë ata në fjalët e tyre. “Nuk mund të ketë reformë në drejtësi me ata që dhunuan drejtësinë në kohën komunizmit”, thanë ata në deklaratat e tyre ndërsa i kërkuan kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj të japë dorëheqje pasi ka filluar të promovojë diktatorin dhe gruan e diktatorit.
Bunkeri para ministrisë ka mbi një muaj që po ndërtohet. Një gardh me policë është vendosur rreth tij ndërkohë që protestuesit vijojnë të qëndrojnë në oborrin e ministrisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











