Studentët, konflikt me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit

Shares

Studentët janë përfshirë në konflikt me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit përgjatë një proteste përpara Parlamentit kundër votimit të ligjit të Arsimit të Lartë që është parashikuar për sot.

Sipas ligjit pritet të cënohet autonomia universitare si dhe i jepet përparësi universiteteve private.

Studentët kanë disa muaj që protestojnë lidhur me ligjin e ri ndërkohë që Parlamenti ka zgjedhur ta kalojë në Parlament ndërsa ende vijojnë pushimet universitare dhe studentët nuk janë të organizuar në mënyrë masive.

Ndërkohë një protestë tjetër po zhvillohet përpara Parlamentit nga ish-të përndjekur politike. Ata kërkojnë mbajtjen premtimeve të qeverisë për shtresën e tyre lidhur me dëmshpërblimet. Po ashtu ata protestuar edhe kundër rikthimit në axhendën e qeverisë së majtë rehabilitimi i Enver Hoxhës nëpërmjet festimeve në Pezë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...