Në Berat më datë 16.09.2015, nga ana e Seksionit për Krimet, filloi proçedim penal në gjendje të lirë për shtetasin:
G.K, 29 vjeç, banues në Berat pasi u kap nga shërbimet e policisë në lokalin e tij, duke ushtruar aktivitet të pa ligjshëm të lojrave të fatit.
Në cilësin e provës materiale iu gjet dhe sekuestrua 1 kompjutër i markës FUJITSU, i pa liçensuar.
Në Berat më datë 15.09.2015, nga ana e Seksioni për Krimin Ekonomik & Financiar, filloi proçedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:
R.K, 66 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tij “Bar Kafe”, u konstatuan tre punonjës të pasiguruar.
Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, parashikuar nga nenet 180 dhe 170/a të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












