Policia ka bërë të ditur se inspektori i IKMT është vrarë me thikë në banesën e tij prej kushëririt të vet në Kamzë. Sipas komunikatës policore pas hetimit të rrethanave të ngjarjes mësohet se rreth orës 5 të mëngjesit të ditës së sotme policia eshte njoftuar se ne nje spital privat ka shkuar i vdekur shtetasi Milazim Shehu, 32 vjec.
Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se me date 16.09.2015 , ora 19:00 ne Spitalin privat eshte derguar shtetasi Milazim Shehu, i cili ka qen i plagosur me mjete prerese pas konfliktit qe ai ka pasur ne banesen e tij me kushuririn shtetasin G.Sh, 32 vjec per motive ende te pa qarta.
Nga kqyrja e vendit te ngjarjes dhe pyetja e deshmitareve rezulton se autor i ketij krimi eshte shtetasi G.Sh i cili eshte shpallur ne kerkim.
Nga kqyrja e kufomes me trupin e ketij shtetasi verehen 12 demtime me mjete prerese (thike) i cili ka prekur zemren.
Shehu ka qenë deri në 2007 pjesëtar i forcave speciale.
Shehu është baba i tre fëmijëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/