Një pedagog 75-vjeçar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, akuzohet se ka rrahur dy studente përkatësisht 22 dhe 24 vjeç, paraditen e 16 shtatorit. Mësohet se dy studentet kishin dhënë provim me të dhe kishin shkuar të merrnin notat.
Njëra prej tyre kishte marrë 6, ndërsa tjetra 4. Studentja që kishte marrë 4 ishte kapur me kopje. Dy studentet kanë kërkuar shpjegime nga pedagogu dhe më pas mes tyre ka nisur një debat.
Pedagogu është nervozuar, ka humbur durimin dhe ka qëlluar studentet të cilat e kane denoncuar në polici.
Tashmë pedagogu po ndiqet penalisht nga policia pas denoncimit të studenteve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












