Makinat e përdorura, rritet dogana 30 për qind

Shares

Ministria e Financave ka bërë ndryshime në vlerën e pagesave që kryhen në rastet e importimit të makinave të vjetra, shkruan sot gazeta panorama. Bëhet fjalë për makinat që kanë më shumë se dhjetë në përdorim nga data e zhdoganimit. Pra nëse referohemi vitit 2015 atëherë bëhet fjalë për makinat që janë prodhuar para vitit 2005 dhe importohen nga blerës shqiptarë.

Nëse deri më sot dikush importon një makinë me fuqi motorike deri në 1400 ç, ai do të paguante si zhdoganim 20 për qind të referencës së vendosur me udhëzim prej 100 mijë lekësh. Pra, taksa e zhdoganimit ishte 20 mijë lekë.

Me vlerat e reja të referencës që sjell udhëzimi për mjetet me fuqi motorike deri në 1400 ç, zhdoganimi do të jetë sa 20 për qind e 130 mijë lekëve. Pra, do të paguhen 26 mijë lekë. Në përqindje, kjo është një rritje me 24 për qind më shumë sesa më parë. Për makinat me fuqi motorike mbi 1400-1900 ç, referenca për zhdoganim nuk duhet të jetë më e ulët sesa 200 mijë lekë sipas udhëzimit të ri.

Çka do të thotë se për të zhdoganuar një mjet që hyn në këtë kategori duhet të paguhen 40 mijë lekë, ndërsa me udhëzimin e vjetër referenca për të njëjtën kategori ishte 150 mijë lekë dhe vlera e zhdoganimit 30 mijë lekë, çka do të thotë rritje 30 për qind.

Një ndryshim i tillë në udhëzim vjen në kushtet e mbrojtjes së të ardhurave që vilen nga ky zë në dogana. Edhe më herët është shprehur shqetësimi se individët importues paraqesin fatura jokorrekte apo me vlera minimale për blerjen e automjeteve të përdorura, duke pretenduar një taksë të papërfillshme.

Kjo ka bërë që të zbatohen edhe referencat që pavarësisht faturës nuk lejojnë vlera të paarsyeshme. Sakaq, rritja e referencave ka të bëjë edhe më një tjetër politikë që lidhet me dekurajimin e importit të mjeteve shumë të përdorura që kanë impakt negativ në mjedis. Ajo që synohet, është rinovimi i parkut të mjeteve në mënyrë që edhe efektet të jenë sa më të ulëta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...