Ligji për Arsimin e Lartë kalon në Parlament pa ndryshuar asgjë nga versioni që e kaloi mazhoranca para pak muajsh. E majta ka rrëzuar dekretin e Presidentit përmes të cilit kreu i shtetit kërkonte rishikimin e ligjit.
71 deputetë votuan për rrëzimin e dekretit të presidentit duke sjellë në fuqi në ligj i cili është kritikuar nga akademikë, pedagogë dhe studentë.
Kundërshtarët e ligjit konstatojnë cenim të autonomisë universitare si dhe anësim të ligjit në favor të interesave financiare të universiteteve private në Shqipëri.
Drejtues të universiteteve publikë kanë paralajmëruar protesta kundër ligjit, pavarësisht se mazhoranca ka zgjedhur ta kalojë dy herë në parlament kur prania e studentëve të Tiranë është mjaft e vogël dhe ata janë me pushime.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












